Për shkak të bllokimit të rrugës Obiliq–Palaj si pasojë e vërshimeve nga Lumi Sitnica, banorët e fshatrave Siboc, Lajthishtë, Hamidi dhe Graboc mund ta shfrytëzojn rrugën alternative të kalimit.
Qarkullimi për këto fshatra është mundësuar përmes fshatit Palaj, në drejtim të Dardhishtës, përkatësisht nga zona e KEK-ut.
Lusim qytetarët të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit dhe të respektojnë udhëzimet e ekipeve në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.