Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, uron komunitetin egjiptian me rastin e 24 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Egjiptian
Me ftesë të përfaqësuesve të komunitetit egjiptian, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi, mori pjesë në tryezën e organizuar nga ky komunitet.
Në fjalën e tij, Nënkryetari Mjekiqi theksoi se:
“Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Egjiptian shënon festimin e kulturës egjiptiane dhe synon ngritjen e vetëdijes për sfidat me të cilat përballet ky komunitet në mbarë botën.”
Nënkryetari Mjekiqi shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit komunal për të mbështetur kërkesat dhe iniciativat që janë në të mirë të komunitetit egjiptian.