Nënkryetari i Komunës së Obiliqit Berat Gashi, bashkë me Drejtoreshën e Drejtorisë së Arsimit Sevdije Berisha kanë qenë në vizitë në qerdhen e fshatit Milloshevë.
Kuzhina e kësaj qerdheje është vënë në funksion dhe tash po shfrytëzohet për nevojat e fëmijëve.
Në këtë qerdhe janë bërë edhe investime në elemente të ndryshme, për të përmirësuar kushtet dhe ambientin për fëmijët.
Komuna e Obiliqit do të vazhdojë ti mbështesë qerdhet e Komunës së Obiliqit dhe do të jetë gjithmonë pranë tyre.