Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Obiliq, u mbajt dëgjimi publik me qytetarë i organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2026–2028.
Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i komunës, z. Ibush Mjekiqi, drejtoresha e DEFZH-së, znj. Zarife Behluli, drejtorë të drejtorive komunale, kryetarë të këshillave lokalë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, qytetarë si dhe anëtarët e grupeve punuese për dëgjime buxhetore dhe konsultime publike.
Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij para të pranishmëve, theksoi rëndësinë e përfshirjes së qytetarëve në procesin e planifikimit të buxhetit. Ai ftoi qytetarët të ndajnë idetë, nevojat dhe propozimet e tyre, të cilat do të merren parasysh gjatë hartimit të projekteve për komunën, duke synuar përmirësimin e jetës së përditshme për të gjithë.
