Komuna e Obiliqit ka realizuar aktivitetin e pastrimit dhe mirëmbajtjes së lapidarëve, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për ruajtjen, respektimin dhe promovimin e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Ilire Kelmendi Shema, e cila theksoi rëndësinë e përkujdesjes së vazhdueshme institucionale ndaj monumenteve përkujtimore, si shenjë respekti për të kaluarën dhe vlerat që ato përfaqësojnë për komunitetin tonë.
Ky aktivitet dëshmon përkushtimin e Komunës së Obiliqit për të ruajtur kujtesën historike dhe për të përcjellë tek brezat e rinj rëndësinë e trashëgimisë sonë kombëtare.