Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me Drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ilire Shema Kelmendi, si dhe Shefin e Kabinetit, Bashkim Gashi, vizitoi skuadrën e futbollit KEK-u, ku u prit nga kryetari i klubit futbollistik, Besnik Mjeku, dhe futbollistët e skuadrës.
Gjatë fjalës së tij, Kryetari Thaçi i uroi futbollistët për fillimin e përgatitjeve për sezonin pranveror dhe u dëshiroi suksese në kampionat.
Ai theksoi se Komuna e Obiliqit do të vazhdojë t’i mbështesë klubet sportive në përputhje me mundësitë e saj, duke nënvizuar se sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit të Kosovës.