Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me Shefin e Kabinetit, Bashkim Gashi, kanë pritur në takim përfaqësuesit nga Zyra e Kryeministrit: Florim Canolli, Besa Curri dhe Nita Llonçari.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit institucional dhe për përfitimin e granteve për realizimin e projekteve të energjisë solare. Këto projekte pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik lokal dhe në avancimin e energjisë së pastër.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet qendrore, me qëllim sigurimin e investimeve dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.