Kryetari i Komunës së Obiliqit, Z. Halil Thaçi, së bashku me Drejtorin e Urbanizmit, zhvilluan një takim me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Z. Borut Blaj.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe institucioneve sllovene, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik dhe bashkëpunimit tregtar ndërmjet bizneseve (B2B).
Po ashtu, u bisedua për krijimin e partneriteteve të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e komunës dhe në shkëmbimin e përvojave të mira.
Në këtë takim u theksua edhe mundësia e vendosjes së partneriteteve të binjakëzimit me komuna në Slloveni, me qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional, shkëmbimin e praktikave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.