Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, morën pjesë në ceremoninë mortore për t’i dhënë lamtumirën e fundit të ndjerit Isat Curri.
Në një atmosferë dhimbjeje e pikëllimi, Kryetari Thaçi qëndroi pranë familjes Curri për të ndarë me ta dhembjen e madhe për humbjen e më të dashurit të tyre.
Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta, ai vlerësoi kujtimin dhe respektin për jetën e të ndjerit, ndërsa lutjet dhe mendimet ishin me familjen në këto momente të rënda.