Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti sot në takim përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës – OVL UÇK.
Gjatë këtij takimi, kryetari Thaçi u njoftua me punën, sfidat dhe vështirësitë me të cilat po përballet Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kryetari Thaçi u zotua për thellim të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe OVL-së, duke shprehur gatishmërinë për t’i mbështetur në çështjet me rëndësi për kategoritë e dala nga lufta.
Në emër të shoqatës, përfaqësuesi Fehmi Mjekiqi i dhuroi kryetarit Thaçi një simbol të UÇK-së dhe e uroi për mandatin e tij katërvjeçar në krye të Komunës së Obiliqit.
Nga ana tjetër, kryetari Thaçi falënderoi për bashkëpunimin dhe vlerësoi lartë kontributin e madh të dhënë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës për lirinë e vendit.