Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti në takim Komisionin Qeveritar për Vlerësimin e Dëmeve, të kryesuar nga Kastriot Lajçi
Në takim u diskutua për koordinimin dhe bashkëpunimin në procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Komisioni Qeveritar shprehu gatishmërinë për mbështetje profesionale të komisioneve komunale, duke sqaruar kategoritë e vlerësimit të dëmeve, përfshirë ekonomitë familjare, bujqësinë dhe bizneset, si dhe procedurat për vlerësimin e dëmeve dhe infrastrukturë.
Takimi u përmbyll me dakordim për bashkëpunim të vazhdueshëm deri në përfundimin e procesit të vlerësimit të dëmeve.