Sot, Kryetari i Komunës, z. Halil Thaçi, së bashku me Nënkryetarin, z. Berat Gashi dhe stafin e kabinetit, realizuan një vizitë në çerdhen e fshatit Mazgit, e cila është e mbyllur që nga data 03.12.2025 si rezultat i mungesës së ngrohjes dhe kushteve të domosdoshme për mirëqenien e fëmijëve.
Gjatë vizitës,Kryetari u informua nga stafi i çerdhes lidhur me situatën aktuale, sfidat teknike dhe arsyet e ndërprerjes së përkohshme të aktivitetit edukativo–arsimor.
Kryetari Thaçi theksoi rëndësinë që ka sigurimi i kushteve të sigurta dhe të përshtatshme për fëmijët, duke e cilësuar këtë çështje si prioritet të menjëhershëm të komunës.
Ai u zotua se institucionet komunale do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në afatin më të shkurtër të mundshëm për sanimin e problemit me ngrohjen dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të çerdhes.
Kryetari shprehu përkushtimin e tij që fëmijët të kthehen sa më shpejt në ambientet e tyre, në kushte të sigurta, të ngrohta dhe të favorshme për zhvillimin e tyre të përditshëm.Zyra për Informim, Obiliq.