Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Paraglajdit “Shqiponjat e Kastriotit”, të cilët ndanë sukseset e tyre të arritura në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar përkushtim dhe profesionalizëm të lartë sportiv.
Klubi përfaqësoi me dinjitet vendin tonë në Kampionatin Aziatik “Asian Paragliding Accuracy Championship” të mbajtur në Tajlandë, ku sportistët tanë shënuan rezultate të shkëlqyera. Z. Fanol Shala u rendit në vendin e tretë, znj. Lisjeta Thaçi arriti vendin e dytë në kategorinë e femrave, ndërsa z. Migjen Shala u pozicionua në mesin e dhjetë garuesve më të mirë të kampionatit.
Me këtë rast, kryetari Thaçi i përgëzoi sportistët për arritjet e tyre, duke vlerësuar lart përfaqësimin dinjitoz të vendit dhe duke shprehur mbështetjen e plotë për sukseset e tyre të ardhshme.
Komuna do të vazhdojë të përkrahë talentet dhe përfaqësuesit tanë në aktivitete sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke promovuar vlerat e sportit dhe sukseset e të rinjve tanë.