Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, z. Tunç Angılı
Gjatë takimit, Kryetari Thaçi e njoftoi ambasadorin me projektet aktuale dhe planet zhvillimore të Komunës së Obiliqit në fushat e shëndetësisë, arsimit, infrastrukturës dhe kulturës, si dhe me dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit.
Nga ana tjetër, Ambasadori Angılı e uroi Kryetarin Thaçi për mandatin e ri katërvjeçar, duke shprehur gatishmërinë e shtetit të Turqisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me Komunën e Obiliqit.
Kryetari Thaçi e falënderoi ambasadorin për vizitën, duke shprehur njëkohësisht gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe realizim të projekteve të përbashkëta në të ardhmen.