Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, priti në vizitë përfaqësuesit e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit, me të cilët u diskutua për aktivitetet dhe rolin e tyre në situata emergjente.
Kryetari Thaçi i falënderoi anëtarët e shoqatës për angazhimin dhe gatishmërinë e treguar gjatë vërshimeve, duke vlerësuar kontributin e tyre në mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve.