Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Halil Thaçi, priti në takim Kryeshefin Ekzekutiv të KEDS-it, z. Alpin Dogan dhe Zyrtarin Kryesor të Rrjetit Z. Turan Kocabayraktar.
Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet KEDS-it dhe Komunës së Obiliqit, si dhe për investime të ndryshme. U theksua se investimet e planifikuara, në vlerë rreth mbi 1.5 milion euro, kanë për qëllim përmirësimin e furnizimit dhe infrastrukturës energjetike për qytetarët e Obiliqit.
Kryetari vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe shprehu gatishmërinë e komunës për koordinim të vazhdueshëm me KEDS-in, në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të komunës.