Me rastin e ditëlindjes së Heroit të Kombit, Fahri Fazliu, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij dhe zyrtarë komunalë, bënë homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të tij.
Në shenjë nderimi dhe respekti të thellë, u përkujtua jeta dhe veprimtaria atdhetare e Fahri Fazliut, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare dhe shërbimit ndaj atdheut.
Me këtë rast, Kryetari Thaçi theksoi se figura e heronjve të kombit mbetet frymëzim i përhershëm për brezat e rinj, duke nënvizuar se ruajtja dhe kultivimi i kujtimit të tyre është detyrim moral dhe institucional.
Lavdi e përjetshme Heroit Fahri Fazliu