Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me Drejtoreshën e DAP-së, znj. Linda Bekteshi, ka zhvilluar një takim me kryetarët e Këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane.
Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet që i preokupojnë ata dhe komunitetet që ata përfaqësojnë, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në adresimin e kërkesave të tyre.
Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre, duke iu uruar shëndet dhe mbarësi në angazhimet e mëtejshme.