Kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Osmangazit nga Turqia, z. Erkan Aydın, me bashkëpunëtorë, në një vizitë vëllazërore. Komuna e Obiliqit dhe Komuna e Osmangazit janë komuna të binjakëzuara vite më parë.
Kryetari Gashi, gjatë takimit, e njoftoi Kryetarin Aydın me zhvillimet dhe projektet që po realizohen në Komunën e Obiliqit, ndërsa bashkë diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Kryetari Gashi falënderoi Kryetarin Aydın për vizitën vëllazërore dhe për gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm edhe në të ardhmen.
