Kryesuesja e Kuvendit Komunal, znj. Vlora Mjekiqi Kabashi, ka pritur në takim zyrtarin e lartë për komunitete nga OSBE, z. Dominic Sowa.
Takimi kishte karakter njoftues dhe u zhvillua një bisedë mbi çështjet dhe nevojat e komuniteteve në Komunën tonë.
Kryesuesja falënderoi z. Sowa për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë, së bashku u koordinuan për forcimin e bashkëpunimit dhe për mbështetjen e projekteve që përfshijnë dhe fuqizojnë komunitetet në Obiliq.