Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit – Muaji Rozë, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton qytetaret e Komunës së Obiliqit se në kuadër të programeve parandaluese shëndetësore ofrohen kontrolle falas për mamografi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.
Duke filluar nga data 06.10.2025, të gjitha qytetaret e interesuara ftohen të paraqiten në QKMF Obiliq, gjatë orarit të rregullt të punës, për të përfituar nga ky shërbim falas.Rekomandohet që fillimisht të kryhet ultrazëri i gjirit, dhe sipas indikacioneve të mjekut, të realizohet mamografia.
Të dyja këto shërbime përfshirë edhe interpretimin profesional do të kryhen nga mjekët radiologë të QKMF-së:Dr. Aziz DidaDr. Arbnore SejdiuKomuna e Obiliqit përmes këtij programi synon të rrisë vetëdijen për rëndësinë e shëndetit të grave dhe rolin jetik të kontrolleve të rregullta parandaluese.
Parandalimi shpëton jetë, kontrollohu në kohë!