Sot, Komuna e Obiliqit ka pranuar mjekë të rinj në kuadër të konkursit të fundit, të cilët i janë shtuar stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).
Me angazhimin e këtyre mjekëve, QKMF-ja forcohet me kuadro të reja profesionale, duke rritur kapacitetet dhe përmirësuar shërbimet shëndetësore për qytetarët. Gjenerata e re përfaqëson të ardhmen dhe një vlerë të shtuar për sistemin shëndetësor në komunën tonë.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe në mbështetjen e stafit mjekësor.