Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me ekzekutivin e komunës, Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bënë homazhe në Prekaz në nder të datave 5, 6 dhe 7 Mars – ditë të lavdishme dhe krenarie për popullin e Kosovës, të njohura si Epopeja e UÇK-së.
Me këtë rast, kryetari Thaçi theksoi se këto ditë përfaqësojnë sakrificën dhe qëndresën heroike të familjes Jashari, e cila u bë simbol i lirisë dhe i rezistencës së popullit shqiptar.
“Epopeja e UÇK-së është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë. Falë sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, sot Kosova gëzon lirinë,” u shpreh kryetari Thaçi.
Në Prekaz u përkujtua me nderim të thellë heroizmi dhe sakrifica e familjes Jashari dhe e gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.