Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministra në detyrë të Qeverisë, përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe Drejtorin Menaxhues të Fondit për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), vizituan sot fshatin Plemetin, ku janë duke u zhvilluar punimet për renovimin e objekteve sociale, në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë.
Ky projekt po realizohet nga Komuna e Obiliqit dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Objektet sociale në fshatin Plemetin, pas përfundimit të punimeve, do të jenë më funksionale, më ekonomike dhe më miqësore me mjedisin, duke sjellë përfitime të drejtpërdrejta për banorët.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar për të investuar në përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.