Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me përfaqësues nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, kanë mbajtur takimin e tretë informues me qytetarët lidhur me projektin e rindërtimit të kadastrit, një nga iniciativat më të mëdha dhe më të rëndësishme të ndërmarra ndonjëherë në komunën tonë.
Ky projekt, që po financohet nga Banka Botërore dhe po realizohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, është duke u zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Pronës në Komunën e Obiliqit.
Gjatë takimit, qytetarët u informuan për planin e implementimit dhe për rëndësinë e projektit në zgjidhjen e çështjeve pronësore. Po ashtu, patën mundësinë të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje konkrete nga përfaqësuesit e Agjencisë.
Projekti synon të ndihmojë qytetarët në:
Rregullimin e trashëgimisë së pronave
Përfitimin e shërbimeve gjeodezike pa pagesë
Ky projekt është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më të drejtë, më të qartë dhe më transparent të pronësisë.
Kryetari Gashi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe interesimin e vazhdueshëm!