Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me familjarët e Dëshmorit, asambleistë, ekzekutivin dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Dëshmorit Hamdi Krasniqi, në 26-vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.
Kryetari Gashi, në fjalën e tij, theksoi se: “Hamdi Krasniqi mbetet shembulli i përkushtimit dhe sakrificës për lirinë e vendit. Jeta dhe vepra e tij janë frymëzim për brezat që vijnë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dëshmorin Hamdi Krasniqi!
Mirënjohje e përhershme për të gjithë ata që dhanë jetën për liri!
Lavdi e përjetshme!”