Në shënim të 26-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit, Hasan Hasani dhe Mustafë Kastrati, Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, z. Ibush Mjekiqi, së bashku me familjarët e dëshmorëve, asambleistë, ekzekutivin dhe qytetarë, bënë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e tyre. Homazhe u bënë pranë varrit të dëshmorit Hasan Hasani në fshatin Mazgit, ndërsa më pas vazhduan tek varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, për të nderuar edhe dëshmorin Mustafë Kastrati.
Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për kujtesën historike dhe lavdinë e atyre që sakrifikuan jetën për lirinë që ne e gëzojmë sot.
Lavdi të rënëve për liri!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!