Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me familjarët, veteranë të luftës, asambleistë, ekzekutivin dhe qytetarët, në 26 vjetorin e rënies së trimave të familjes Morina, bënë homazhe pranë pllakës përkujtimore në Milloshevë, duke nderuar veprën dhe sakrificën e tyre për liri.
Kryetari Gashi në fjalën e tij vlerësoi lart heroizmin e familjes Morina, e cila dha kontribut për çlirimin e vendit, duke e forcuar edhe më tej themelet e lirisë sonë. Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe përkujdesjes për kujtimin e të rënëve për liri, si një detyrim moral dhe kombëtar ndaj tyre dhe brezave të ardhshëm.
Lavdi të rënëve për liri!