Drejtoresha e DKA-së, znj. Fitore Hashani, priti në takim përfaqësuesin e organizatës Teach for Kosovo, z. Egzon Gashi, me të cilin diskutuan për përfshirjen e nxënësve të Komunës së Obiliqit në programin Fellowship dhe Shkollën Verore.
Ky bashkëpunim parashikon përzgjedhjen e nxënësve nga shkollat “Ibrahim Rugova”, “Hasan Prishtina” dhe “Pandeli Sotiri”, të cilët do të marrin pjesë në aktivitete edukative e kreative me bashkëmoshatarët nga Prishtina, Fushë Kosova dhe Vushtrria.
Drejtoresha e DKA-së, znj. Fitore Hashani, falënderoi z. Gashi për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të mirë të arsimit dhe të nxënësve tanë.