Drejtoresha e DKA-së, znj. Fitore Hashani, mori pjesë në Forumin e Kryetarëve të Gjelbër, i cili u mbajt sot në ShqipëriNë këtë forum u mblodhën kryetarë komunash, përfaqësues të njësive vendore, drejtorë shkollash, mësues dhe nxënës.Ky forum bashkon komunitetet pjesëmarrëse të nismës “Shkollat me Diell” dhe shënon hapin e parë drejt krijimit të Aleancës së Kryetarëve të Gjelbër, një platformë e dedikuar për:✅ Lidhjen dhe fuqizimin e lidershipit lokal✅ Përafrimin e ambicieve vendore me drejtimin strategjik✅ Sigurimin e dukshmërisë, burimeve dhe mbështetjes gjatë gjithë procesit të tranzicionit të gjelbërKomuna e Obiliqit, në kuadër të marrëveshjes së mëparshme me projektin e solareve, ka realizuar vendosjen e paneleve diellore në katër shkolla të komunës sonë.Me nënshkrimin e marrëveshjes së re, Komuna e Obiliqit bëhet pjesë e një nisme të madhe, që garanton përfitime të rëndësishme nga agjenda e gjelbër, si në aspektin e energjisë së pastër, ashtu edhe në edukimin dhe vetëdijesimin e brezave të rinj.Zyra për Informim, Obiliq