Me ftesë dhe në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm, Drejtoresha e DKA-së, znj. Fitore Hashani, së bashku me Drejtoreshën e Gjimnazit “17 Shkurti”, znj. Besa Gashi Dvorani, morën pjesë në eventin e organizuar nga organizata TOKA, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të saj.
Në këtë ngjarje, znj. Hashani falënderoi znj. Jehona Gjurgjeala, znj. Hatixhe Zeka, znj. Saranda dhe znj. Jeta Xharra, për bashkëpunimin.
Në emër të Kryetarit të Komunës, z. Xhafer Gashi, Drejtoresha Hashani u zotua se bashkëpunimi me organizatën TOKA do të vazhdojë dhe do të fuqizohet edhe më shumë, në të mirë të të rinjve dhe arsimit në komunën tonë.