Në kuadër të kësaj dite ndërkombëtare, Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, mori pjesë në një aktivitet sensibilizues të organizuar nga Shoqata “Dëgjo Zërin Tim”, së bashku me përfaqësues të KFOR-it, përfshirë Kolonelin Sam Sargeant, Komandant i Regional Command East (RC-E), si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë.
Aktiviteti promovoi gjithëpërfshirjen dhe mbështetjen për fëmijët me nevoja të veçanta, ndërsa gjatë tij u shpërndanë edhe dhurata për fëmijët, duke sjellë gëzim dhe buzëqeshje.