Sot u mbajt mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit, e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, Sami Ahmeti, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi.
Në fillim të mbledhjes, me kërkesë të asamblesites Fjolla Nasufi, u mbajt një minutë heshtje në nderim të Arlindës, e cila u vra nga kunati i saj në shenjë respekti dhe solidariteti me viktimën dhe familjen e saj.
Mbledhja vazhdoi me shqyrtimin e pikave të parapara në rendin e ditës:
- Arsyetimi i mungesave.
- Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, e mbajtur më 30.09.2026.
- Shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve për periudhën janar–shtator 2026, të paraqitur nga drejtori i DEFZH-së, me nr. 04-052-01-32787-26, datë 14.10.2026.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për rritjen-tejkalimin e të hyrave vetanake të vitit 2026, të paraqitur nga drejtori i DEFZH-së, me nr. 04-400/01-33192/26, datë 16.10.2026.
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës, me nr. 02-020-01-32774-26, datë 14.10.2026, për raportim në lidhje me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), me nr. 10-104-02-28241-26, datë 11.09.2026, për regjistrimin e pronës shoqërore “Shkolla Fillore Vëllaznimi” në emër të Komunës së Obiliqit.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), me nr. 14-104/02-30532/26, datë 30.09.2026, për regjistrimin e pronës shoqërore “Shkolla Fillore Milloshevë” në emër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport – Komuna e Obiliqit.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së drejtoreshës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), me nr. 14-104-02-33246/26, datë 19.10.2026, për bartjen e pronës së Shtëpisë së Kulturës në Plemetin në emër të Komunës së Obiliqit.
- Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së kryetarit të Komunës, me nr. 02-020-01-31469-26, datë 06.10.2026, për vendosjen në debat publik të Draft-Planit Komunal për Integritet për periudhën 2027–2030.
- Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-propozimit të drejtorit të DPUKP-së, me nr. 05-463/06-33311/26, datë 19.10.2026, për fillimin e procedurave për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm.
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për Verifikimin dhe Mbikëqyrjen e Dhënies në Shfrytëzim Afatgjatë të Pronave të Paluajtshme të Komunës së Obiliqit dhe të Menaxhimit të Tyre në të Kaluarën.
- Të ndryshme.

