Historiku i shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Obiliqit
SHFMU “Pandeli Sotiri”-“Dr.Ibrahim Rugova”
Shkolla daton nga viti 1923.Objekti i shkollës ishte ndërtuar në pronën e Rexhep Jonuzoviqit.Mjetet për ndërtimin e shkollës ishin siguruar nga “lidhja e bashkësive agrare”,kurse banorët e Obiliqit dhe fshatrat përreth ndihmuan me punë vullnetare.
Në fillim shkolla kishte vetëm një klasë me një mësues në të dy gjuhët,shqip dhe serbisht.Më 1925 u hap edhe një paralele,kurse në vitin 1927 edhe paralelja e tretë,kështuqë numri I nxënësve vazhdimisht shtohej.Mësuesit atëherë punonin vetëm një vit shkollor.
Lufta e Dytë Botërore e ndërpreu mësimin,kështu që më 15 tetor të viti 1945 hapet paralelja e pare me mësim në gjuhën shqipe.Mësuesi I pare ishte Shukri Shaqiri,I cili punoi vetëm 10 ditë për t’u zëvendësuar pastaj nga Jahja Ismail Hashani.Në këtë kohë u happen shumë kurse për zhdukjen e analfabetizmit dhe njohjen e shkrim leximit në të dy gjuhët.
Në vitin 1945/46 mësimin e ndoqën 107 nxënës shqiptarë.Gjenerata e pare që e kreu këtë shkollim paten të drejtë të regjistrohen në gjimnaz,që zgjaste 8 vite,shkollim ky që sot I përgjigjet shkollimit tetëvjeçar,ndërsa më vonë më 1952/53 katër vjetët e shkollës fillore dhe 4 të gjimnazit u shkrinë në 8 vjeçare.Viti 1968 zë vend me rendësi në historikun e kësaj shkolle.Këtë vit për here të pare u emërua një drejtor shqiptar.Ishte ky z.Tahir Aliu.Në këtë shkollë atëherë ishin mbi 70 % shqiptarë.Merita të mëdha për emërimin e drejtorit të pare shqiptarë paten Isa Demaj,Ibrahjim Rugova,Fadil Sulejmani,Isa Zyberi,Ramadan Blakaj,Qazim Rexha e Qeram Delqiu.
Arsimtarët asokohe përndiqeshin nga pushteti,mirëpo sakrifica e tyre për gjeneratat e mëvonshme bëri që shkolla shqipe të mbijetojë.
Në vitin 1990 arsimi shqip ishte në një sprovë të madhe.Arsimtarët edhe pse pa të ardhura personale dhe pa objekte shkollore,ngase u dëbuan nga objektet ekzistuese,populli hapi zemrën,me të vetmin qëllim që fëmijët tanç,brezat tanë,nxënësit tanë të mos mbeten të paarsimuar,kështu që lëshuan shtëpitë,odat e çdo objekt tjetër që mund të shërbente për mbajtjen e mësimit,Kjo ishte një shenjë për pushtuesin serb se arsimi shqip nuk do të ngufatej.Punohej në kushte shumë të vështira,por nuk mungonin edhe rezultatet.
Me këmbëngulësinë e prindërve dhe arsimtarëve,pas një kohe,nxënësit dhe arsimtarët sërish kthehen në objektin shkollor,ku edhe sot mbahet mësimi.Mirëpo,objekti ishte shkatërruar.Të njejtin fat e kishin pësuar edhe objketet e paraleleve të ndaara fizike.Në Plemetin mësim edhe më tej u mbajt në shtëpi private dhe personeli mësmor ishte në shënjestër të policisë serbe.
Në vitin 1992/1993 numri I nxënësve arrinte në 1762,duke përfshirë edhe katër paralelet e shkollës amë,si në Dardhishtë,Plemetin,Mazgit I Epërm dhe Shkabaj.
Gjatë viteve 1998/1999 shkolla numëronte mbi 1800 nxënës,me 112 mësimdhënës dhe staf administrative.Në mësimin klasor kishte 39 arsimtarë,ndërsa në atë lëndor 59 arsimtarë së bashku me shtëpiaku që përkujdesej për mirëmbajtjen e shkollave.Kështu u punua deri më 19.03.1999, kur nxënësit e mësumdhënësit qenë të detyruar ta ndërpresin mësimin për kohë të pacaktuar për shkak të rrethanave të luftës.
Pas luftës,objekti shkollor u gjet I demoluar tërësisht,por mësimi megjithatë filloi në kushte të rënda,por me një vullnet të pashoq.
Historiku i SHFMU “Migjeni”në Sibofc
Shkolla e parë hapet në vitin 1927 në fshatin Hamidi,lokaliteti konsiderohej si pjesë(tokë) e fshatit Sibofc.Shkolla asokohe punonte në dy ndërresa.Mësimi mbahej në gjuhën serbe,kurse pasdite mësimi fetar në gjuhën arabe për nxënësit shqiptarë.Nxënësit shqiptarë ishin të detyruar që një vit mësimor të mbanin mësim përgatitor për t’u regjistruar e ndjekur mësimin në gjuhën serbe te mësuesi Dushan Shpadier.
Nga vitet 1941-1945 pushtetin në Kosovë e kishin gjermanët.Vendi ishte I ndarë në disa të ashtuquajtura zona territoriale me kryeqendër në Mitrovicë.
Çështjen e arsimit dhe të kulturës e kishin vetë shqiptarët.
Fillimi për hapjen e shkollave të reja dhe rimëkëmbjen e shkollave shqiptare në troje sapo “të liruara” e drejtonte komisioni shtetëror I Mbretërisë Shqiptare me seli në Tiranë.Ky institucion arsimor quhej”Mision mëkëmbsuer” I arsimit shqip,të cilit i printe atdhetari I njohur,Rexhep Mitrovica.
Ministria e Arsimit e Mbretërisë Shqiptare në Tiranë bënte monitorimin dhe incizimin e gjendjes në arsim në 4 nënprefektura që ishin:Mitrovica,Vushtrria,Podujeva dhe Pazari I Ri.
Sipas të dhënave arkivore në Komunën e Vushtrrisë kanë punuar 14 shkolla shqipe.
Në Sibofc hapet zyrtarisht shkolla e pare shqipe më 4 tetor 1943(zona e Vushtrrisë).Objekti ishte në fshatin Hamidi,lokalitet që konsiderohej si pjesë(tokë)e fshatit Sibofc.
Shkolla në Hamidi ishte një godinë me katër dhoma mësimi shtëpi-shkollë,në pjesën e përparme kishte një verandë,e cila në pjesën e prapme ishte e kufizuar me një radhë shtyllash.Veranda shërbente si pushimore e nxënësve gjatë të reshurave në pushimet ditore.
Në afërsi të shkollës ka qenë një shitore(han) e një fshatari nga fshati Shipitullë.Fshatarët dhe nxënësit në këtë shitore furnizoheshin me gjëra elementare,si ushqimore,qoftë edhe mjete të pakta shkollore.
Mësuesi i parë ishte Behram Ymeri nga Kçiqi i Vushtrrisë që kishte të kryer medresenë”Isabeg” dhe kursin pedagogjik në Prishtinë.
Për mësuesin e pare të shkollës flet me nostalgji(tashti I ndjeri prof.dr.Hamit Thaçi)dhe po e citojmë”Mësuesi im i parë, pa teprim të vogël,ishte përfytyrim i denjë i Migjenit,”emrin e të cilit emori kjo shkollë në vitin 1969.
Gjenerata e parë e shkollës fillore doli në vitin 1946/47.Mësues ishte Kajtaz Ferizi,nga fshati Oshlan I Vushtrrisë.
Mësimi mbahej me klasë të kombinuara,klasa e parë me të tretën dhe e dyta me të katërtën.Një mësues punonte me të gjitha klasat.Struktura e klasave ka qenë shumë heterogjene për nga njohuritë dhe mosha.Kishte nxënës që më pare kishin ndjekur mësimet fillestare në gjuhën serbe në Hamidi.
Numri i mësimdhënësve rritet në vazhdimësi,si Hamza Thaqi(Bregovina) i lindur më 1913 në Sibofc,e kishte kryer shkollën e Medresesë në Shkup,punoi si mësues dhe hoxhë I fshatit.U burgos nga UDB-ja dhe u dënua me 3 vjet burg të rendë.Nga vuajtjet dhe mundimet u sëmur nga TBC-ja.Vdiq I shpërngulur në Ovçe Pole të Velesit të Maqedonisë,ku vdes më 1957.
Ahmet Shehu është ndër mësuesit e pare,të cilët punuan në shkollën e Sibofcit.I takon brezit të pare të vitit shkollor 1943/44.Ishte mësues ideal dhe shembullor,I cili punoi me përkushtim plot 13 vite.Ai kishte merita të mëdha për hapjen e progjimnazit në Sibofc më 1951(gjimnazi I ulët siç quhej ndryshe).Pas dy vitesh ndërpritet puna e gjimnazit të ulët dhe transferohet në Plemetin,kinse për mungesë të lokalit,çka nuk ishte e vërtetë.
Për Ahmetin flasin me admirim ish shokët e tij të shkollës,si Nebih Kelmendi,Rrahmon Hoti,Hilmi Saraçi dhe I ndjeri prof.dr.Hamdi Thaçi,etj.Nga presioni direkti dhe indirect I UDB-së,në tetor të vitit 1964 larohet nga detyra e mësuesit.Vdiq më 31.01.1970 ende pa I mbushur 37 vjet.
Shkolla ishte vatër e diturisë dhe strehimore e shumë mësuesve,siç ishin:Beqir Shala(Vëllai i Hazir Shalës)Xhevat Krasniqi(djali i Metush Krasniqit),etj.
Shkollë e plotë tetëklasëshe e Sibofcit u bë në vitin 1966/67 dhe në vitin shkollor 1969/70 pavarësohet nga shkolla fillore “19 Nëntori” e Hades dhe emërohet me emrin “Migjeni”.
Në kuadër të kësaj shkolle janë edhe dy paralele të ndara fizike,njëra në Shipitullë nga viti 1967 që ishte shkollë e plotë fillore dhe tjetra në Grabofc të Epërm që punon nga parashkollorët deri në klasën e pestë që nga viti shkollor 2002/2003.
Gjatë luftës së fundit nga kjo shkollë janë vrarë katër nxënës:Avni Bajram Krasniqi,Ismet Ramadan Krasniqi,Xhelal Sylë Shaljani dhe Shehide Abdurrahman Kelmendi.
Të gjithë këta nxënës u vranë nga forcat paramilitare serbe më 16 prill 1999,në mallet e fshatit Grabofc,kurse pas dy dite,më 18 prill,vritet mësuesi Milaim Mirena,në oborrin e shtëpisë në fshatin Hade.
SHMU”Liria”në Milloshevë
Fillet e shkollimit shqip në Milloshevë janë të vitit 1946,kur kishte edhe paralele me nxënës shqiptarë në ciklin e ulët,me mësuesin e parë Hamit Subashi.Zgjerimi I shkollimit shqip në këtë shkollë ndodh në vitin 1962, kur nisi mësimi shqip në ciklin lëndor.Edhe pse punohej në kushte adekuate,procesi mësimor monitorohej nga pushtuesit serbo-jugosllavë,me frikën se mos mësimdhënësit shqiptarë po I indoktrinonin nxënësit me nacionalizmin shqiptar,irredentizmin,seperatizmin e shumë izma të tjerë.Për shkak të këtyre izmave ka pasur edhe procese të diferencimit kundër shqiptarëve,sidomos ndaj atyre që kishin reflektuar shqiptarizëm.Në vitet 70 merr hov shkollimi shqip,Përveç lendëve në shqip,pushteti instaloi edhe mësimin e domosdoshëm të serbishtes për nxënësit shqiptarë që nga klasa e tretë.Poashtu në vitet 70,me propozimin e mësimdhënësve shqiptarë që e përbënin pjesën dërmuese të arsimtarëve të kësaj shkolle u hoq nga përdorimi mësimi i lendës së rusishtes që mësohej deri atëherë dhe u zëvendësua me lëndën e gjuhës angleze.Ishte ky një sinjal për pushtetin se shqiptarët po zgjoheshin Kur përfaqësuesit e pushtetit ishin bindur se për mësimdhënësit shqiptarë nuk kishin efekt diferencimet e kualifikimet e tilla politike,duke u përcaktuar për procesin edukativo-arsimor në baza kombëtare,shkencore dhe profesioanle,pa përfillur,deri në flijim, ideologjinë komuniste,atëherë mësimdhënësve dhe nxënësve shqiptarë iu ndalua hyrja në objektin shkollor në Milloshevë.Për ta filloi një faze e rëndë diskriminimi dhe përndjekjeje,por e pasuksesshme për pushtuesit deri në fund,pasi ata qëndruan stoikisht dhe punuan me nxënësit e tyre edhe atëherë kur u hoqën nga listat e pagave.Puna pa pagesë,për mësimdhënit shqiptarë shënon edhe një betejë të fituar ndaj pushteti që u përpoq në çdo mënyrë për t’ua ulur moralin e dinjitetin kombëtar.Kjo përpjekje e dëbimit nga shkolla dhe mosfinancimit zgjati deri në fund të viteve 90.Por, populli u vetëorganizua duke u dalë në ndihmë mësimdhënësve me paga, deri në fund të luftës çlirimtare.Me dëbimin nga shkolla amë,mësimi nuk u ndërpre,por ai vazhdoi të mbahej edhe më fuqishëm me përkrahjen e popullit në paralelen e ndarë fizike në Raskovë.Kushtet e punës ishin tejet të vështira,por falë përkrahjes së banorëve vendës,mësimi u organizua në 4 ndërresa në vetëm 4 dhoma mësimi e më vonë edhe në shtëpinë shkollë,të cilën e kishte lëshuar,dashamiri I madh I shkollimit shqip I kësaj ane,tashmë I ndjeri,Sheqir Ibrahimi.Në këtë kohë,mësimi u organizua edhe në Milloshevë,në shtëpinë shkollë të lëshuar nga Isuf Mexhuani,pastaj edhe në Babimofc në shtëpi-shkollë në familjen Mehmeti.
Ditë të rënda,shkollimi shiqip në këtë trevë,përjetoi edhe në prag të luftës së fundit e sidomos gjatë saj.Kjo për faktin se ndër viktimat e kësaj lufte qenë edhe dy nxënës të kësaj shkolle,vëllezërit Fidaim dhe Shkëlzen Morina,të cilët u vranë dhe u masakruan nga fallangistët serbë,në shtëpinë e tyre në Milloshevë.Kjo vrasje,vinte si pamundësi e forcave paramiltare e militare serbe për t’u përballur me forcat e UçK-së,andaj suleshin për të vrarë edhe fëmijë.Gjatë kësaj lufte,shkolla në Milloshevë pësoi dëme të shumta materiale duke u demoluar,shkatërruar e plaçkitur,ndërsa objekti shkollor në Raskovë u dogj deri në themele.Me çlirimin e Kosovës,mësimi u vazhdua në objektin shkollor në Milloshevë,falë renovimit të objektit nga faktorët e ndryshëm ndërkombëtarë.
Pas luftës,mësimi u zhvillua në tri objekte shkollore,në Milloshevë me 11 dhoma mësimi në dy ndërresa dhe me 17 paralele nxënësish duke përfshirë edhe paralelen e parashkollorëve,pastaj në Raskovë,në 4 dhoma pas renovimit,në dy ndërresa me 8 paralele dhe në Baimofc në paralele të kombinuara,me dy mësues në objekt të improvizuar-në kontejner. Kështu vazhdoi puna deri në ndërtimin e ri të objektit shkollor nga qeveria e Kosovës në vitin 2009.Shkolla në këtë periudhë kishte afro 40 mësimdhënës në të dy ciklet, me më shumë se 600 nxënës.
Me ndërtimin e objektit të ri shkolor u krijuan kushte tejet të volitshme për zhvillimin bashkëkohor të mësimit.Objekti I ri shkollor ka afro 45oo m2,32 dhoma mësimi.Momentalisht ka 750 nxënës dhe 40 mësimdhënës dhe punohet në vetëm një ndërresë,si në Milloshevë ashtu edhe në Raskovë.Mësimet I vijojnë nxënës nga Millosheva,Llazareva,Mazgiti,Gazimestani,Raskova,Bakshia,Prugofci dhe Baimofci.
HISTORIKU I SHKOLLËS SHFMU “Abdurrahmon Gërguri” Dardhishtë(ish Kryshefc)
Fshati Dardhishtë edhe pse përnga numri I banorëve është fshat I vogël,historikun e arsimimit e ka të largët.Shkolla e pare në këtë fshat u hap më 05.09.1953 në objektin e ish cooperatives bujqësore.Mësuesit e pare qenë Muharrem Gashi dhe Ahmet Zariqi.Prej atëherë e deri në vitin 2002 mësimet janë mbajtur në objekte të ndryshme të ish Eelktroekonomisë së Kosovës(tashti KEK-u),kurse në vitin 2001 u vunë themelet e shkollës në qendër të fshatit dhe u ngrit godina me 5 dhoma mësimi.
Në këtë shkollë mësimet u zhvilluan deri në klasën e katërt,sepse nuk kishte hapësirë më tepër për klasat e larta,kurse në vitin 2002 u bë shkollë e plotë fillore,ku mësimet filluan t’I ndjekin që nga parashkollorët deri tek klasa e nëntë.
Edhe pse mësimi mbahej në kushte të vështira për shkak të mungesës së hapësirës së mjaftueshme dhe mungesësë së mjeteve mësimore,kjo shkollë megjthatë ka qenë e dalluar për disipline,rregull dhe mbarvajtje të procesit mësimor.Kjo qe e mundur në saje të angazhimit të mire të trupës arsimore,nxënësve dhe bashkëpunimit të prindërve me shkollën.
Data e në veçanti viti I pavarësimit të Kosovës është e një rendësie të vacantë për shkollën tone,sepse viti I pavarësimit koincidon me nëntorin legjendar të Skënderbeut,Ismail Qemalit,Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e me këtë edhe me ditën e mëvetësimit dhe emërtoimit të shkollës sonë me emrin e veprimtarit të shquar të kësaj treve-Abdurrahmon Gërguri.
Shkolla momentalisht numëron 215 nxënës dhe 17 mësimdhënës,si dhe 2 punëtorë teknikë.
Edhe pse me numër të vogël nxënësish,çdoherë në garat e ndryshme komunale,shkolla është radhitur në treshen e më të mirave.Në vitin shkollor 2008/2009 në testin kombëtar për klasat e pesta ka zënë vendin e pare në nevel komune.
Projektet që ka realizuar shkolla
Nga Banka Botërore ka realizuar dy projekte.
Në vitin 2006/2007 është realizuar proejkti I instalimit të nxemjes qendrore,ndërsa në vitin 2008/2009 është realizuar projekte për mjete mësimore të konkretizimit në vlerë prej 4.000 eurove,ndërsa në vitin 2010 u realizua projekti për ndërtimin e dy dhomave të mësimit.Poashtu këtë vit me nismën e trupit mësimor dhe me ndihmën e komunitetit është bërë betonimi I parkingut në vlerë prej 3.000 eurove që shërben për nevojat e shkarkimit të lendëve djegëse.Në realizim e sipër është projekti për ndërtimin e poligonit sportiv.
Biografi e shkurtër e Abdurrahmon Gërgurit
Abdurrahmon Gërguri u lind më 2 qershor 1923 në fsahtin Dardhishtë.Që në rininë e hershme ishte inkuadruar në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.Kjo Lëvizje kishte synim çlirimin e trojeve etnike shqiptare.Në prag të Luftës së Dytë Botërore kjo Lëvizje u rreshtua në Partinë Nacinal Demokratike Shqiptare që udhëhiqej nga Gjon Serreqi,Imer Berisha,Ajet Gërguri,etj.
Një kohë nëpërmjet Abdurrahmon Gërgurit shtabi kryesor I NDSH-së mbajti kontakte me udhëheqjen e Komitetit qendror të Lëvizjes në Shkup.
Abdurrahmoni ishte I përndjekur dhe I persekutuar nga pushteti serbo-jugosllav.Asokohe gjyqi ushtarak e dënoi me vdekje së bashku me katër shokët e tij.Këtë vendim më vonë ia shndërruan në njëzet vjet burg.Mirëpo,pas një vit burgu,UDB-ja jugosllave e liroi nga burgu I Nishit,me shpresë se do të bëhej bashkëpunëtor I tyre,mirëpo përkundër këtyre përpjekjeve të shumta,ata nuk ia arritën ta përfitojnë,kështu që pas një muaji ata e kthejnë përsëri në vuajtjen e dënimit,ashtu siç ia kishin caktuar më pare.Pas vuajtjes së dënimit nëpër burgjet serbo-jugosllave,jetoi gjithnjë me bindje se një ditë do të çlirohen trojet shqiptare.
Sikurse shumë shkolla tjera edhe shkolla jonë pati një histori dhe rrugëtim të vështirë me sfida e suksese deri në ditët e sotme.
Fillet e para të mësimit janë mbajt nëpër oda nga njerëz të fshatit dhe fshatrave përreth.
Në vitin 1946 me kontribut të fshatarëve në Hade u ndërtua objekti i shkollës së parë në fshat dhe fshatrat përreth. Ky objekt kishte dy mësonjëtore(klasa), një sallë për mësuesit dhe një aneks(dhomë-shtëpi) për mësuesin që do të punonte në atë shkollë.
Shkolla e parë në Hade e u quajt “Minatori” dhe punoi si shkollë e pavarur.
Njëkohësisht në Palaj ishte një shkollë tjetër –shkolla e sotme, me emrin “19 Nëntori” e cila funksiononte si e pavarur dhe mësimi zhvillohej në gjuhën serbo-kroate.
Në vitin 1962, me një dekret të pushtetit të atëhershëm dhe me pëlqimin e të dy shkollave –shkollës “Minatori” në Hade dhe shkollës “19 Nëntori”, në Palaj, formohet një shkollë e re e përbashkët me emrin shkolla fillore ‘’19 Nëntori’’, në Hade.
Nga shkolla në Hade u mor emri i selisë-Hade ,ndërsa nga shkolla ne Palaj u mor emri “19 Nëntori” që ishte dita e çlirimit të Prishtinës nga okupatori fashist.
Në kuadër të kësaj shkolle ishte paralelja në Leshkoqiq, Sibofc dhe Shipitullë.
Mësimi fillor, nga klasa e parë deri në të pestën zhvillohej në Hade, Palaj(serbisht e më vonë edhe shqip), Lajthishtë, Sibofc dhe Shipitullë. Kurse, mësimi për klasat e larta, pesë deri në tetë, në të dy gjuhët, shqipe dhe serbokroate, zhvillohej në Minierën e Kosovës-ku ish KXEK(Kombinati xehatro-energjetik i Kosovës) dha donacion një objekt për zhvillimin e procesit mësimor.
Deri në vitin 1970 u punua me këtë organizim, e mandej u pavarësua paralelja-shkolla e Sibofcit ,së cilës i bashkëngjitet edhe paralelja e Shipitullës dhe emërohet me emrin shkolla fillore “Migjeni”, në Sibofc. Vlen të përmendet se shkolla fillore “19 Nëntori” në Hade, gjatë vitit shkollor 1978/79 kishte 1280 nxënës dhe 80 mësimdhënës, kurse sot kjo shkollë ka afër 300 nxënës.
Shkolla fillore “19 Nëntori” vazhdon punën deri më 1991, kur pushteti serb në mënyrë të dhunshme shkollave shqipe ua merr autonominë e shkollave, dhe përpiqen t’ua ndërrojnë planprogramet mësimore, bëhen ndarje në baza etnike dhe veprime tjera diskriminuese. Njësoj u veprua edhe në paralelen në Palaj, ku në vitin 1991 vjen deri te ndarja e shkollave në baza etnike, lokalet e shkollës uzurpohen me dhunë nga pushteti serb, nxënësit shqiptarë largohen nga kjo shkollë, mirëpo mësimin e vijojnë në shtëpitë e fshatit deri në vitin 1999. Më 1991, për fat të keq tonin, shkolla amë në Minierë të Kosovës-Mirash rrënohet nga vjetërsia dhe dridhjet që shkaktonin makineritë e rënda që nxirrnin thëngjill vetëm disa dhjetëra metra larg shkollës. Mësimin për klasat pesë deri në të tetën u detyruan t’i vazhdojnë në lokalet e shkollës në Hade dhe Lajthishtë.
Veprime diskriminuese që i bëri pushteti, mësimdhënësit tanë sikurse mësimdhënësit tjerë shqiptarë, i dënuan dhe nuk i pranuan kurrë.
Tashmë zhvillimi i procesit mësimor ishte rënduar, puna zhvillohej në kushte shumë të vështira, mësimdhënësit punonin pa pagesë, kishin vështirësi në udhëtim, u mungonte siguria fizike.
Pas largimit nga shkolla dhe sistemi i pagave, mësimdhënësit shqiptarë i formuan organet e tyre shtetërore dhe e vazhduan procesin mësimor me planprogramet mësimore që i hartuan vetë.
Në këtë kohë shkolla “19 Nëntori” regjistrohet si institucion shkollor në administratën e Republikës së Kosovës dhe merr emrin shkolla fillore “Fazli Graiçevci”, në Hade që mbanë këtë emër edhe sot e kësaj dite.
Gjatë viteve të luftës(1998-1999) nga pushteti ushtarako-policor i Serbisë, u dogjën objekte e shkollave në Hade dhe Lajthishtë sikurse u dogjën dhe u rrënuan me qindra e mijëra objekte tjera shkollore në Kosovë.
Më 1999, me iniciativën e punëtorëve të shkollës sonë dhe ndihmën e KFOR-it kanadez, pas shumë vështirësive që i sollën prapë komuniteti serb u vendos që mësimi të mbahet në lokalet e shkollës në Palaj dhe mësimin të vijonin nxënësit e klasave të larta të Hades dhe Lajthishtës deri në rindërtimin e shkollave. Më vonë KFOR-i norvegjez ndërtoi një aneks(tri klasë) në këtë shkollë të cilat plotësuan nevojat për hapësirë.
Poashtu gjatë këtyre viteve u rindërtua shkolla në Lajthishtë.
Në vitin 2002-2003, në Hade përfundoi ndërtimi i objektit ekzistues nga donacionet e dhëna nga shtete të ndryshme pasi ndërtimi i një kati të shkollës tashmë ishte bërë gjatë vitit 1996-1997 me iniciativë dhe kontribut të fshatarëve të Hades, mirëpo, përkeqësimi i situatës dhe lufta ishin shkaktarë i ndërprerjes së ndërtimit të plotë.
Tani shkolla fillore dhe e mesme ulët “Fazli Graiçevci” funksionon me shkollën amë në Hade dhe paralelet e ndara në Lajthishtë dhe Palaj. Ka 35 punëtorë dhe 300 nxënës përfshirë parafillorët. Gjendja e objekteve shkollore me përjashtim të objektit në Hade nuk është e mirë dhe nuk i plotësojnë nevojat për mbajtjen e një mësimi bashkëkohor.
Shkolla fillore “Fazli Graiçevci” çdo herë ka qenë vatër e diturisë, edukimit, zhdukjen e analfabetizimit dhe ngritjes së brezave të rinj të arsimuar të cilët i shërbyen dhe shërbejnë shoqërisë.
Historiku i SHMTP”HASAN TAHSINI”Obiliq
SHMTP “Hasan Tahsini” në Obiliq është hapur në vitin 1948 si shkollë e mesme xehetarisë.Kjo shkollë punën e ka filluar krahas hapjes sç minierave sipërfaqësore,gjejgjësisht me fillimin e eksploatimit në trevën e Mirashit dhe Bardhit.Më tutje,me zhvillimin e ekonomisë kosovare,gjegjësisht me ndërtimin e termocentralit të pare në Kosovë-Obiliq më 1959/60,shkolla riorganizohet dhe emërohet”Shkolla e nxënësve në ekonomi”,me degët;xehetari,makineri dhe elektronikë.Ndërkaq më 1961/62 hapet shkolla për kualifikime të larta.Më 1967/68 deg[ve të sipperërmendura u shtohen edhe dega e kimisë dhe teknologjisë.Më 1974/75 përsëri bëhet riorganizimi I shkollës,duke u kompletuar si shkollë e mesme 4-vjeçare dhe mori emrin Shkolla e Mesme Teknike.Më 31.03.1981 Shkolla e mesme teknike organizoi demonstratat e para,pas atyre të studentëve të Universitetit të Prishtinës,të cilat njëherit u paraprinë edhe demonstratave gjithëpopullore më 1 dhe 2 prill të po të këtij viti.Shkolle e mesme teknike meqë tregoi rezultate të zhvillimit u shtri edhe në komuna tjera të Kosovës,si në Gllogoc,Bardh të Madh,Vushtrri, etj.Tp gjitha këto shkolla të formuara vepronin si paralele të ndara fizike të shkollës amë të Obiliqit,që asokohe njihej me emrin “Nikolla Teslla”.Këtë emër e mbajti deri para dëbimit të nxënësve shqiptarë nga okupatori serb. Pas dëbimit të nxënësve mësimdhënësve shqiptarë nga objektet shkollore në të cilat mësonin,si kundëreakcion u formua Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”,e cila zgjodhi emrin e rilindësit tone Hasan Tahsini për ta riemëruar shkollën e mesme teknike “Nikolla Teslla” në “Hasan Tahsini”.
Pas luftës së vitit 1998-1999,me kërkesën e institucioneve dhe komunitetit në kuadër të kësaj shkolle u happen disa drejtime të gjimnazit.Shkolla dikur ishte në kuadër të KEK-ut dhe pati zhvillim më të madh.Në vitin 1979,kaudrot udhëheqëse të KEK-ut,të citura nga politika diskriminuese e Serbisë ndaj shqiptarëve,e largoi shkollën nga përbërja e saj.
OBJEKTET SHKOLLORE PARA VITIT 1991
Shkolla ka punuar në tri objekte(të cilat ishin në qendër të qytetit(nën hekurdhë).
1.Ndërtesa e vjetër-18 dhoma mësimi
2.Ndërtesa e re(e ndërtuar më 1971/720 10 dhoma mësimi.laborator të fizikës,kimisë kabinetin e elektroteknikës,kabinetin e gjuhëve,kabinetin e mbrojtjes dhe sigurisë,bibliotekën me 8500 tituj librash.
3.Në objektin e tretë ishte punëtoria e makinerisë9e pajisur me aparaturë kabinetike dhe torno nga më modernet),punëtoria e elektroteknikës dhe kuzhina shkollore.
Në këto objekte është punuar deri më 22 janar 1991,kur pushteti nacionalist I Millosheviqit,largoi nga shkolla më se 130 profesorë e afro 1600 nxënës,me ç’rast plaçkiti të gjitha mjetet e shkollës(kabinetet,laboratoret,,dogji literatureën në gjuhën shqipe dhe një pjesë të dokumentacionit pedagogjik).
Më 1994/95 lokalet e shkollës u adaptuan në lokale banesore,për t’I shfrytëzuar refugjatët serbë të Kninit të Kroacisë dhe serbëve që vinin nga Serbia.Si rezultat I këtij segregacioni nxënësit shqiptarë që nga viti 1991/1999 mësimet I zhvilluan nëpër shtëpi private dhe objekte kulti.
Vitet 1998-1999 sollën luftën në Kosovë,kësaj lufte iu bashkangjitën e dhe nxënës e arsimtarë të kësaj shkolle dhe disa prej tyre ranë në mbrojtje të atdheut,si:dëshmori Albert Rama-nx. I kl. së parë,Shqipe Rama-nx. E kl.E 41 dhe Rafet Aliu,nx. I kl.E43.
Pas luftës mësimi u zhvillua në objektin e KEK-ut,që nuk I plotësonte kushtet as për së afërmi për zhvillimin normal të procesit edukativo-arsimor.Pas në projekti të Bashkimit Evropian për hapjen e një qendre trajnuese për punëtorët e KEK-ut,me pëlqimin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës,Kuvendit Komunal,u zhvendosën në localet e shkollës fillore “Pandeli Sotiri” në Obiliq,ku u punua deri në mesin e muajit tetor,ngase priteshin të zhvilloheshin punime në renovimin e kësaj shkolle.Pas renovimit të shkollës Pandei Sotiri,nuk na u lejua që më tej t’I mbajmë mësimet në këtë objekt.Në gjysmëvjetorin e dytë të vitit 2003,mësimi u vazhdua në kontejnerë,të cilët u sollën nga MASHT-i.
Prej viti 2003 deri në qershor të vitit 2008 mësimi u zhvillua në kontejnerë,derisa kur me ndihmën e MASHT-it u ndërtua objekti I ri shkollor.Mësimi në shkollën e re nisi në shtator të vitit 2008.
Sot shkolla numëron rreth 700 nxënës ,të shpërndarë në 28 paralele.mësimi zhvillohet në dy ndërresa dhe orët zgjasin sipas standardeve pedagogjike.Shkolla ka këto degë profesionale:
Dega e elektroteknikës me këto profile:teknik I telekomunikacionit,teknik I informatikës,teknik I elektroteknikës.
Dega e makinerisë me profiling:teknik I prodhimit
Dega e xehetarisë ka këto profile:minator dhe teknik I gjeologjisë.
Dega kimi-teknologji me profilin:laborant I kimisë.
Dega e ekonomisë me profilin e kontabilitetit.
Shumica e këtyre profileve,mësimin praktik e zhvillojnë në KEK.
Shkolla ka edhe organet e saj,si Këshillin e shkollës,Këshillin e prindërve,Këshillin e nxënësve dhe organet profesionale,si Këshilli I arsimtarëve,aktivet tjera profesionale,grupi letrar “Ismail Dumoshi”.
Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq
Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq u pavarësua më 01.09.2008.Deri në vitin shkollor 2008/2009,gjimnazistët mësonin në kuadër të SHMLT”Hasan Tahsini” në Obiliq.Paralelet e para të gjimnazit u hapën në vitin shkollor 2004/2005,prej tyre dy paralele të drejtimit të përgjithshëm dhe jjë paralele e drejtimit të shkenvace natyrore.
Më 02.10.2008,pas kërkesës së Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe gjimnazit,MASH-I e emëron gjimnazin e Obiliqit me emrin “17 Shkurti”.
Në bazë konkursit publik të shpallur nga DKA-ja në vitin 2008,drejtor I Gjimnazit zgjedhet Vehbi Sadiku.
Në vitin shkollor 2011/2012 Gjimnazi”17 Shkurti” ka 10 paralele të shkencave shoqërore dhe natyrore dhe dy paralele të drejtimit të përgjithshëm,drejtim ky I cili do të shuhet pas dy vitesh.Gjithsej ka të regjistruar 315 nxënës.
Sa I takon punës së gjithmbarshme edukative-arsimore,Gjimnazi “17 Shkurti” po bëhet një vatër e fuqishme e dijes,një shkollë elite.
Në tri vitet e fundit,në Testin Shtetëror të Maturës,më 2009,2010 dhe 2011 maturantët e këtij gjimnazi kanë pasur sukses pozitiv përmbi 90 %.Vlen të përmendet një krahasim,kur gjimnazistët mësonin në kuadër të SHMLT”Hasan Tahsini”suksesi në Testin Shtetëror të Maturës ishte vetëm 9%.
Gjimnazi 17 Shkurti punon në objekt të njejtë me SHMLT “Hasan Tahsini”.Në të ardhmen e afërt Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq duhet ta ketë objektin e vet shkollor.