Biblioteka e Qytetit “Shqipe Suzana Rama” në Obiliq pasurohet me 200 libra të rinj!Falë bashkëpunimit me Institutin Albanologjik, Biblioteka e Qytetit në Obiliq ka pranuar një donacion prej 200 librash, duke pasuruar fondin bibliotekar dhe duke krijuar më shumë mundësi për lexuesit.
Në kuadër të vizitës në Institutin Albanologjik, drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ilire Kelmendi-Shema, dhe zyrtarja e bibliotekës, Diellza Osmani, u pritën nga sekretari shkencor Adil Olluri, profesori Faton Krasniqi dhe Shpresa Dushi Dibrani, zyrtare e lartë e Arkivit Shkencor. Shprehim mirënjohjen tonë për Institutin Albanologjik dhe Degën e Gjuhësisë për këtë donacion të çmuar dhe mbështetjen ndaj kulturës, dijes dhe leximit.
Ftojmë të gjithë lexuesit dhe dashamirët e librit të vizitojnë bibliotekën dhe të zbulojnë titujt e rinj.