Kuvendi Komunal i Obiliqit miratoi deklaratën në seancën e jashtëzakonshme, të thirrur nga anëtarët e Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së në Obiliq.
Kuvendi Komunal i Obiliqit mbajti Seancën e Jashtëzakonshme, e cila u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Sami Ahmeti.
Në këtë seancë, anëtarët e Kuvendit Komunal shqyrtuan dhe miratuan deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, z. Hashim Thaçi, z. Jakup Krasniqi, z. Kadri Veseli dhe z. Rexhep Selimi.
Seanca u zhvillua në sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit, në përputhje me rendin e ditës të paraparë për këtë mbledhje të jashtëzakonshme.
Zyra për Informim, Obiliq.