Drejtori i Infrastrukturës, Naim Shalaku, së bashku me drejtorin e Urbanizmit, Gazmend Krasniqi, kanë dalë në terren për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në dy rrugë në Milloshevë: në rrugën “Molla e Kuqe” dhe në rrugën te Xhamia.
Gjatë vizitës, ata kanë përcjellë ecurinë e punimeve dhe përgatitjet që po bëhen në këto dy rrugë, të cilat janë duke u përgatitur për asfaltim.
Në kuadër të këtij projekti janë të përfshira gjithsej pesë rrugë. Përveç rrugës “Molla e Kuqe” dhe rrugës te Xhamia, në ditët në vijim do të punohet edhe në rrugën te Krasniqt në Milloshevë, rrugën te Rilindja në Lazarevë dhe rrugën te Viva Fresh në Milloshevë.
Komuna e Obiliqit do të vazhdojë të përcjellë punimet deri në përfundimin e tyre, me qëllim që ato të realizohen sipas planit dhe të përmirësojnë kushtet e qarkullimit për qytetarët.
Zyra për Informim, Obiliq.