Inspektim i operatorëve të transportit publik
Drejtori i Inspektoratit, z. Arif Pllana, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Inspektoratit, ka zhvilluar inspektim tek operatorët e transportit publik në Komunën e Obiliqit. Në inspektim ishte edhe Shefi i Kabinetit, z. Bashkim Gashi.
Gjatë inspektimit është konstatuar mosrespektim i orarit të përcaktuar nga operatorët, ndaj Inspektorati Komunal ka ndërmarrë menjëherë masat ndëshkuese ndaj operatorëve.
I lusim qytetarët që për çdo vonesë apo parregullsi në transportin publik, të informojnë përmes platformës “Alo Komuna”, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme.