Sot, në fshatin Hamidi, u mbajtën homazhe në nderim dhe përkujtim të jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit, Nuhi Kelmendi.
Në homazhe morën pjesë Shefi i Kabinetit, Bashkim Gashi, së bashku me anëtarët e Kabinetit të Kryetarit, Kryetari i OVL-së, Fehmi Mjekiqi, si dhe familjarët e Dëshmorit Nuhi Kelmendi.
Me nderim dhe respekt të thellë, të pranishmit përkujtuan veprën, guximin dhe sakrificën e Dëshmorit Nuhi Kelmendi, duke nderuar kontributin e tij për lirinë e vendit.
Kujtimi dhe vepra e dëshmorëve do të mbeten përherë pjesë e historisë dhe kujtesës sonë.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!