U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)
Sot, nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, u mbajt mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në të cilën u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionimin e Komunës së Obiliqit.
Pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, Komiteti për Politikë dhe Financa i rekomandoi Kuvendit të Komunës:
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së drejtorit të DEFZH – Besnik Krasniqi me nr. 04-400-01-20518-26, dt.10.07.2026 për rialokimin dhe trasferimin e projekteve kapitale për vitin 2026
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi i Raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Obiliqit për vitin 2025
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi i i Raportit të punës së kryetarit të Komunës dhe ekzekutivit komunal për periudhën Janar – Qershor 2026
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve për periudhën Janar – Qershor -2026
- I rekomandohet Kuvendit të Komunës zëvëndësimi i anëtarit të Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale ”Kastrioti” Sh.A z.Labinot Mirena me një anëtar të Kuvendit të Komunës
Rekomandimet e miratuara do t’i procedohen Kuvendit të Komunës për shqyrtim dhe vendimmarrje në mbledhjen e radhës.