Kuvendi Komunal i Komunës së Obiliqit ka mbajtur sot mbledhjen e radhës. Në mbledhje ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës z.Halil Thaçi. Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, z. Sami Ahmeti, i cili prezantoi rendin e ditës dhe, pas miratimit të pikave të propozuara, mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe trajtimin e tyre.
Për këtë mbledhje është propozuar ky:
R E N D D I T E
- Arsyetimi për mungesa.
- Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Kuvendit Komunal (30.06.2026).
- Miratimi i kërkesës së drejtorit të DEFZH-së, z. Besnik Krasniqi, me nr. 04-400-01-20518-26, dt. 10.07.2026, për rialokimin dhe transferimin e projekteve kapitale për vitin 2026.
- Shqyrtimi i Raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Obiliqit për vitin 2025.
- Shqyrtimi i Raportit të punës së Kryetarit të Komunës dhe ekzekutivit komunal për periudhën janar–qershor 2026.
- Shqyrtimi i Raportit financiar të shpenzimeve për periudhën janar–qershor 2026.
- Zëvendësimi i anëtarit të Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjes Publike Lokale “Kastrioti” Sh.A., z. Labinot Mirena, me një anëtar të Kuvendit të Komunës.
- Të ndryshme.
Zyra për Informim, Obiliq.