Sot, pranë pllakës përkujtimore në fshatin Graboc, u mbajtën homazhe në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit të kombit, Faik Mjeku.
Në homazhe morën pjesë Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, Nënkryetari Berat Gashi, përfaqësues të OVL-së së UÇK-së, anëtarë të ekzekutivit komunal, familjarë të dëshmorit, si dhe qytetarë.
Të pranishmit nderuan me respekt jetën, veprën dhe sakrificën e dëshmorit Faik Mjeku, duke kujtuar kontributin e tij për lirinë e vendit dhe vlerat për të cilat u flijuan dëshmorët e kombit.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!