Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit, mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sami Ahmeti.
Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Halil Thaçi.
Në vijim janë shqyrtuar pikat e rendit të ditës si më poshtë:
RENDI I DITËS:
- Arsyetimi për mungesë
- Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar e KK (26.05.2026)
- Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës afatmesme të shpenzimeve për vitin 2027 dhe parashikimet për vitet 2028–2029
- Shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës, nr. 02-020/01-16835/26, datë 12.06.2026, si dhe propozim-vendimeve nr. 02-20/01-16814/26 dhe nr. 02-20/01-16811/26, për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të parcelave kadastrale në Komunën e Obiliqit
- Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorit të DSHPE-së, nr. 06-104/02/15443/26, datë 03.06.2026, për mbështetje financiare për përfundimin e objektit ndihmës pranë xhamisë në Raskovë
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryesuesit të Komitetit për Komunitete për Planin e Punës 2026 dhe Raportin e Punës për vitin 2025
- Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal nr. 01-060/01-11794/26 lidhur me organizimin e kujdesit dytësor shëndetësor në Komunën e Obiliqit
- Të ndryshme
Zyra për Informim, Obiliq.