Sot, në Sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq, u mbajt një aktivitet me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ku fëmijët patën mundësi të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme edukative, kulturore dhe argëtuese.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Komunës, Halil Thaçi, si dhe përfaqësues të ekzekutivit komunal, të cilët uruan fëmijët për festën e tyre dhe theksuan rëndësinë e krijimit të mundësive për zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Qendrën Rinore të Obiliqit dhe organizatën ECOZ, duke sjellë një ditë të veçantë për fëmijët e komunës sonë.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!