Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, u prit në takim nga Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe realizimin e projekteve në fushën e sportit dhe rinisë.
Me këtë rast, Kryetari Thaçi dhe Ministri Gashani nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Obiliqit dhe Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, i cili parasheh mbështetjen dhe zhvillimin e projekteve sportive dhe rinore gjatë katër viteve të ardhshme.
Ky memorandum hap rrugë për investime të reja në infrastrukturën sportive, zgjerimin e aktiviteteve për të rinjtë dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe qytetarët e Komunës së Obiliqit.