Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës Lokale, Naim Shalaku, është duke inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në rrugën “Hasan Prishtina”. Gjatë vizitës në terren, ai u njoftua me progresin e punimeve dhe theksoi rëndësinë e realizimit të projektit sipas standardeve dhe afateve të parapara, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe lehtësimit të qarkullimit për qytetarët.