Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Njësia për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, së bashku me Grupin e Grave dhe përfaqësueset e Bashkësisë Islame, morën pjesë në një aktivitet të përbashkët me nënkryetarin e komunës dhe drejtorin e ambientit.
Gjatë këtij aktiviteti u mbollën lule në oborrin e komunës, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit.
Për realizimin e këtij aktiviteti, mbështetje ofroi Bashkësia Islame përmes sigurimit të luleve.