Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me Drejtorin e Arsimit, realizuan vizitë në Gjimnazin “17 Shkurti” dhe në Shkollën Fillore “Pandeli Sotiri”.
Gjatë kësaj vizite, ata u pritën nga drejtoresha e Gjimnazit “17 Shkurti”, znj. Besa Gashi, si dhe nga drejtoresha e Shkollës Fillore “Pandeli Sotiri”, znj. Vjollca Ameti. Në takimet e zhvilluara u diskutua për kushtet në shkolla, mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe nevojat aktuale të institucioneve arsimore.
Me këtë rast, Kryetari Thaçi shprehu mbështetjen e plotë të Komunës për sektorin e arsimit, duke theksuar se investimet në infrastrukturë dhe përmirësimi i kushteve për nxënës dhe mësimdhënës do të mbeten prioritet i vazhdueshëm.
Komuna e Obiliqit mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë në arsim dhe krijimin e një ambienti sa më të përshtatshëm për zhvillimin e gjeneratave të reja.