Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, së bashku me stafin e tij, priti në takim zyrtarë nga EULEX, në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe forcimit të koordinimit ndërinstitucional.
Në takim mori pjesë oficerja policore Katarina Lipowska nga Polonia, e cila është pjesë e njësisë së specializuar që merret me çështjet e komuniteteve.
Së bashku me të ishin edhe dy përfaqësues të tjerë të kësaj njësie.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në angazhimet që lidhen me komunitetet dhe forcimin e bashkëpunimit me institucionet lokale.