Komuna e Obiliqit ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të projektit “HER FUTURE – Fuqizimi i Grave Sipërmarrëse në Kosovë”, projekt i mbështetur nga German Cooperation dhe i zbatuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik – PREDA Plus Kosova.
Ky memorandum synon të forcojë bashkëpunimin institucional për të mbështetur dhe fuqizuar gratë sipërmarrëse, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e bizneseve të tyre dhe përfshirjen më të madhe të grave në jetën ekonomike.
Përmes këtij bashkëpunimi pritet të realizohen aktivitete dhe iniciativa të ndryshme që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik lokal dhe në avancimin e rolit të grave në sipërmarrje.